Zv.kryeministrja Belinda Balluku me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se është devijuar përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës. Kjo për shkak të situatës së zjarreve në Delvinë.
Ballluku thekson se skuadrat e ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren për menaxhimin e situatës.
“Si pasojë e rrezikut të shtuar nga rënia e zjarrit në territorin e Delvinës, Policia Rrugore devijoi përkohësisht trafikun në drejtim të Qafës së Muzinës, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Skuadrat e ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren për menaxhimin e situatës.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i ftojmë ata të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e autoriteteve që ndodhen në terren.”, shkruan Balluku.