Një sulm i armatosur ka ndodhur ndaj gjykatës provinciale në qytetin Zahedan, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistanit, në Iran. Si pasojë hanë humbur jetën tetë persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.
Sipas faqes iraniane në mërgim Iran International, sulmin e ka marrë përsipër grupi militant Jaish al-Adl, i shpallur organizatë terroriste si nga Republika Islamike e Iranit ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup ka ndërmarrë sulme të përsëritura kundër trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe forcave të sigurisë në këtë rajon.
Sulmi vjen pas paralajmërimeve të Jaish al-Adl për hakmarrje ndaj ekzekutimeve të të burgosurve baluçë.









