Anglia ka fituar Euro 2025 për femra, duke mposhtur Spanjën me penallti 3-1 në finalen dramatike të zhvilluar në Bazel të Zvicrës. Ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesave, me golat e Caldentey për Spanjën dhe Russo për Anglinë.
Portierja Hannah Hampton ishte heroinë e finales, duke pritur dy penallti vendimtare. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Sarina Wiegman shkruan histori si e para që fiton një turne të madh ndërkombëtar jashtë Anglisë.
Ky është titulli i dytë radhazi për “Luaneshat”, duke vulosur epokën e artë të futbollit të femrave në Angli.