Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim online në rrjetet sociale dhe tregoi edhe rregulloren e re për kantierin e ndërtimit. Rama tha se do të merren masa që banorët të mos ndjejnë ndërtimet. Ai tha se do të ketë edhe kontrolle në kantere dhe masat do të jenë drastike.
“Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve.
Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje. E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin”, u shpreh Rama.