Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati ka zhvillaur një takim me Kryetarin e Bashkisë së New York, Eric Adams.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar për çështje të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin kulturor dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në New York.
Më pas ata pozuan për foto, duke bërë së bashku me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, një shenjë e respektit dhe lidhjes së ngushtë me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare.








