Mbyllet protesta e PD-së. Zgjati rreth dy orë. Pjesa e parë para Kryeministrisë ishte pa tensione, por kur u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, turmës iu bë pritë. Shpërndarja e turmës së protestuesve përmes makinës ujëhedhëse ishte strategjia e përdorur nga efektivët e policisë në marshim-protestën e opozitës në bulevard. Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se qeveria do të marrë përgjigjen e merituar për bllokimin në bulevard.
Ku po shkoni tani?
Kriminelët do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë ishim në një marshim paqësor, u shkelmua Kushtetuta dhe cdo gjë, u bllokua rruga dhe këta në mënyrë absolute do të marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot, sepse ne po bënim marshim paqësor. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama, vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit
Pse nuk u lejuat para Ministrisë së Brendshme?
Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, por ne do të përgatitemi për të gjitha format dhe ata e kanë të humbur 100%. Mbrojnë dy kriminelët si Rama dhe Balluku.
Ku po shkoni tani?
Tani po shkojmë drejt selisë, sepse do të bëjmë një bilanc.









