-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14”

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar 26-vjerçarin Konstandin Dramolli i cili thyeu xhamat e bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

26-vjeçari është ish portier i njohur i futbollit shqiptar dhe njihet me emrin artistik “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli. Ai është aktualisht aktiv në skenën e muzikës “rap”.

Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19 – Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Ngjarja u filmua nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”.

Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet 27-vjeçari

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit