Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Andi Gurra i cili ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin Juglen Abazi. Kjo ngjarje ka ndodhur para dy ditësh në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe autori i dyshuar i ngjarjes 26-vjeçari Klejvis Caka. Nga hetimet dyshohet se Andi Gurra ka ndihguar Cakën që të plagosë 28-vjeçarin. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.