Ditën e sotme një konfilkt mes katër grave është regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. B. B., 42 vjeçe, S. F., 22 vjeçe, J. L., 20 vjeçe dhe E. P., 28 vjeçe janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar sende personale, njëra-tjetrës.
Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçari me iniciale V.N., për të ndalur konfliktin.
Ai në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira 42-vjeçaren me iniciale B.B., e cila ka pësuar dëmtime të lehta. Këta të pestë janë proceduar penalisht.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.