Mëngjesin e sotëm të shtëna janë regjistruar në bazën ushtarake Fort Stewart në Georgia. Raportohet se pesë ushtarë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Zëdhënësi i departamentit të policisë së bazës, nënkoloneli Angel Tomko njoftoi se autoritetet konfirmuan praninë e një personi të armatosur. Ai u arrestua pas një operacioni policor që zgjati rreth gjysmë ore.
“Bllokimi i bazës u vendos në orën 11:04 paradite dhe forcat e rendit janë në vendngjarje,” thuhet në postim.