Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Kievi duhet të përfshihet në çdo format negociatash për mbarëvajtjen e bisedimeve dhe përfundimin e konfliktit me Moskën.
Ai shtoi se po shqyrtohen format dypalëshe dhe një format trepalësh, duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore.
Nga ana tjetër, Trump deklaroi se nuk është e domosdoshme që Putin të takohet me Zelenskyt për të arritur marrëveshje, por ai është i gatshëm të ndërmjetësojë për të ndalur dhunën.
Ndërkohë, forcat ruse goditën mbrëmjen e së enjtes Kharkivin me dronë, duke shkaktuar zjarr në një ndërmarrje industriale, por pa raportime për viktima apo dëme të mëdha.









