Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Ballkani mundi Shamrock Rovers me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të Conference League.
Golin e vetëm e shënoi Sunday Adetunji në minutën e 54-t, pas një loje të mirë të skuadrës së trajnerit Orges Shehi.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Irlandë, ku Ballkani do të kërkojë të ruajë këtë avantazh.









