Zjarri po vijon të jetë aktiv në Mallkastër dhe në Finiq. Si pasojë që në mëngjesin e sotëm kanë shkuar në ndihmë tre avionë të specializuar në fikjen e zjarreve dy “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një “Canadair” i Forcës Ajrore kroate.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avionët operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, duke mbështetur nga lart forcat zjarrfikëse, ekipet e emergjencave civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, që ndodhen në terren nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).









