-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë: Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka postuar përsëri pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike. Rama ka postuar pamje nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë.

Kryeministri thekson se së shpejti do të ketë rregulla të reja për ata që shkelin ligjin dhe lëndojnë mjedisin e përbashkët.

”Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit