Mbrëmjen e sotme një zjarr është ndezur në fshatin Bolenë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe si pasojë po rrezikohen banesat dhe varrezat e fshatit.
Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve
Gjithashtu është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur në kontroll situatën.