Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në zonën e Gramshit kanë detyruar evakuimin e rreth 200 banorëve nga zonat më të rrezikuara.
Deri tani, 8 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të tymit dhe nxehtësisë.
Banorët e evakuuar po strehohen përkohësisht në hotele dhe palestrat sportive të qytetit, ku janë vendosur edhe 165 pako kampingu nga rezervat e shtetit.
Autoritetet dhe forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.