-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Dhuna gjatë protestave në Serbi është thellësisht shqetësuese

Kryesoret

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka reaguar pas protesta të mbrëmshme në Serbi. Kos me anë të një postimi në platformën X i cilësoi si thellësisht shqetësuese.

“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Progresi në rrugën drejt BE-së kërkon që qytetarët të jenë në gjendje të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të raportojnë pa frikësim apo sulme”, shkroi Kos.

Protestat në disa qytete të Serbisë u shoqëruan dhunë fizike dhe trazira. Ndërsa në Novi Sad ambienteve të partisë SNS iu vu flaka.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha sot se disa oficerë policie pësuan lëndime serioze, si dhe se pesë automjete zyrtare të policisë dhe 22 pajisje u dëmtuan. Ai deklaroi se ka më shumë se 70 deri 80 qytetarë të lënduar nga përplasjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit