Studentët në Serbi kanë njoftuar se do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme.
Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”.
Në protesta pati përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit në Beograd dhe Novi Sad, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS).
Në këto përplasje u përfshinë edhe ushtarë të Forcave të Armatosura Serbe, përfshirë anëtarë të njësisë elitare “Kobra”. Shtatë prej tyre u plagosën, ndërsa katër ushtarë pësuan lëndime serioze.