Policia e Komisariatit të Vorës ka arrestuar Marina Farën, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, për posedim të drogës.
Gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e saj, policia i ka gjetur 4 doza kokaine, në total 4.4 gramë.
Në momentin e ndalimit, Marina ka qenë vetëm në makinë. Ajo ka deklaruar para autoriteteve se droga ishte për përdorim vetjak.