Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për mashtrim lidhur me shpërndarjen e librave falas për nxënësit.
Sipas Erisa Xhixhos, vetëm nxënësit e klasave I-III marrin tekste të reja, ndërsa nga klasa e IV-IX u jepen libra të përdorur, shpesh në gjendje të keqe.
Ajo thekson se prindërit detyrohen sërish të blejnë libra dhe se qeveria nuk ka prioritet arsimin.