Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur urimet e tij për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas zgjedhjes së tij në këtë post.
Në një postim në Facebook, Berisha theksoi se zgjedhja e Bashës erdhi pas një procedure të gjatë disa mujore dhe u zhvillua në përputhje me rregullat dhe procedurat kushtetuese.
Berisha i uroi Bashës suksese në kryerjen e detyrës së tij dhe shprehu dëshirën që Kuvendi i Kosovës të kryejë punë të suksesshme dhe në interes të qytetarëve.
Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë.








