Një përplasje mes një automjeti “Volkswagen” dhe një motor ka ndodhur në unazën lindore të qytetit të Fierit.
Si pasojë drejtuesi i motorit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.