-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon hetim nga FBI për udhëtimet e Ramës dhe Alex Soros

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Byrosë Federale të Hetimit (FBI) që të hetojë me detaje itineraret dhe qëllimet e udhëtimeve private të kryeministrit Edi Rama dhe djalit të financierit George Soros, Alex Soros.

Berisha theksoi se këto udhëtime, sipas tij, mund të zbulojnë dimensionin e plotë të veprimtarisë kriminale që fshihet pas lidhjeve të ngushta midis dy individëve.

“I bëj thirrje FBI-së të hetojë udhëtimet me charter të Edi Ramës dhe të Alex Soros, për të kuptuar gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delikuentëve ndërkombëtarë,” – deklaroi Berisha, duke shtuar se ndikimi i George Soros dhe rrjeti i tij janë të thellë në Shqipëri dhe i kanë kapur institucionet dhe vendimmarrjen politike në vend.

Berisha akuzoi Ramën për lidhje të ngushta me rrjetin global të George Soros, duke e quajtur Shqipërinë një “republikë të Sorosit” nën udhëheqjen e tij. Ai theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar për desorosizimin e vendit dhe për kthimin e Shqipërisë në një “republikë të ligjit”.

“Garantoj Ramën se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për ta nxjerrë Shqipërinë nga republika e George Soros dhe për ta kthyer në një republikë të ligjit,” përfundoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit