Në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait në Tianxhin, Kina, presidenti rus Vladimir Putin mbrojti agresionin e Moskës ndaj Ukrainës, duke akuzuar Perëndimin për nxitjen e konfliktit.
Ai e quajti krizën pasojë të një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi në Ukrainë në vitin 2014 dhe përpjekjeve perëndimore për të afruar Ukrainën me NATO-n, që sipas tij kërcënojnë sigurinë ruse.
Putin vlerësoi rolin e Kinës, Indisë dhe aleatëve të tjerë strategjikë në përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe përmendi marrëveshjet me SHBA-në si mundësi për progres. Ai theksoi nevojën për të trajtuar shkaqet rrënjësore të konfliktit për një zgjidhje të qëndrueshme.
Samiti promovon një alternativë ndaj NATO-s, me Kinën dhe Rusinë në krye, dhe gjatë tij Putin pritet të zhvillojë takime me liderë të rëndësishëm si presidentët e Turqisë, Iranit dhe kryeministrin indian.