Aventura e Dele Alli te Como është mbyllur me vetëm, një ndeshje të luajtur. Klubi italian dhe mesfushori anglez kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të ndërprerë kontratën.
Në debutimin e tij ndaj Milanit, mesfushori u ndëshkua me karton të kuq, në atë që ishte ndeshja e parë dhe e fundit me fanellën e Comos.
Nga ai moment, trajneri Fabregas e nxori lojtarin jashtë planeve të tij. Palët kanë ndërprerë kontratën me konsensus dhe Dele Alli ka dalë lojtar i lirë.