Presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë deklaroi se është shumë i zhgënjyer nga homologu rus Vladimir Putin.
“Jam shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin, mund ta them këtë, dhe do bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë,” tha Trump në një intervistë për emisionin The Scott Jennings Radio Show.
Gjithashtu ai iu përgjigj thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë fundjavës se kishte ndërruar jetë.
“Ishte një fundjavë shumë aktive për mua,” u shpreh Trump, duke hedhur poshtë këto spekulime.