Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, ka bërë të ditur në nisje të procesit se në këto zgjedhje garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.
Radoniqi ka bërë të ditur se prej 17 shtatorit do të nisë votimi me postë për mbi 260 mijë shtetasit kosovarë të regjistruar që jetojnë jashtë territorit të Kosovës.
Subjektet e certifikuara janë renditur me numra prej 100 deri më 192.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 105.
Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 191.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174.
Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170.
Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186.
Lista Guxo në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 118.
Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.
Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.
Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do të ketë numrin 101.
Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.