Një 62-vjeçar është arrestuar në fshatin Vig të Vaut të Dejës. 62-vjeçari me iniciale Z.L., u arrestua teksa ishte në parcelën ku kishte kultivuar 98 bimë narkotike.
Ai ishte punonjës i sektorit pyjor Vig dhe sipas hetimeve i kishte kultivuar në një parcelë publike. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.