-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Objektivi ynë kryesor kundër Letonisë janë tre pikët

Kryesoret

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, u shpreh në konferencën për media para ndeshjes me Letoninë se skuadra ka entuziazëm dhe fokusi është marrja e tri pikëve.

Ai vlerësoi pozitivisht ndeshjen ndaj Gjibraltarit, ku u testuan lojtarët e rinj dhe strategjitë e ndryshme, duke theksuar se gjithmonë kërkohet edhe rezultati.

Shehu shtoi se kundër Letonisë nuk do të ketë lehtësira, pavarësisht se në letër janë më të fortë, dhe se do të punojnë më shumë për fitore, veçanërisht në fushën e tyre.

Për pyetjen pse nuk shënon me Kombëtaren sa në klub, ai shpjegoi se luan si mesfushor difensiv në ekipin kombëtar, pozicion që kërkon fokus në detyrat mbrojtëse dhe ndryshon nga roli i tij në klub.

Në fund, Shehu theksoi rëndësinë e përqendrimit dhe unitetit për të arritur sukses në ndeshjen e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit