Mbrëmjen e së shtunës në Melburn të Australisë, dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur. Sipas policisë së Viktorias, sulmet ndodhën në dy lokacione të afërta.
Fëmija 12-vjeçar u gjet i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes së ambulancës. Ndërsa 15-vjeçari u gjet i pajetë pak më vonë në një rrugë pranë vendit të parë të krimit.
Kamerat e sigurisë tregojnë se autorët janë rreth tetë persona me fytyra të mbuluara. Ndërkohë po vijojnë hetimet janë për të zbuluar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo një ngatërrim identiteti.