Një sulm ka ndodhur në verilindje të Nigerisë, ku kanë humbur jetën 60 persona. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Darul Jama, pranë kufirit me Kamerunin, një zonë që strehon edhe një bazë ushtarake.
Militantët xhihadistë kanë mbërritur në qytet me motoçikleta, kanë hapur zjarr me armë automatike dhe më pas kanë djegur disa shtëpi.
Nga viktimat raportohet të jenë edhe pesë ushtarë nigerianë. Ndërsa po vijojnë operacionet e kërkimit dhe hetimit.