-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Sylvinho: Ndeshja me Letoninë e vështirë

Kryesoret

Ditën e nesërme në orën 20:45, Shqipëria do të përballet me Letoninë. Trajneri Sylvinho gjatë konferencës për shtyp u shpreh optimist për 3 pikët.

“Nëse do që të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë. Përpara kemi një ndeshje të vështirë. Në futbollin modern gjërat nuk janë të lehta. Gjithçka mund të ndodhë, Letonia është ekip i organizuar dhe i rrezikshëm.”, u shpreh Sylvinho.

Ai theksoi se do të vazhdojnë që të luftojnë dhe presin që të fitojnë tre pikët.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit