-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënie e numrit të nxënësve në Dibër e Mat për vitin shkollor 2025-2026

Kryesoret

Për vitin e ri shkollor 2025-2026, në Bashkinë Dibër janë regjistruar 6,204 nxënës, duke shënuar një ulje prej 147 nxënësish krahasuar me një vit më parë. Ndër ta, 485 nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa në klasën e 10-të janë regjistruar 418 nxënës.

Në Bashkinë Mat janë regjistruar gjithsej 2,208 nxënës, 69 më pak se një vit më parë. Prej tyre, 161 nxënës kanë nisur klasën e parë dhe 192 janë regjistruar në klasën e 10-të.

Për bashkitë Bulqizë dhe Klos ende nuk janë publikuar të dhënat zyrtare për regjistrimet e këtij viti shkollor.

Tendenca e rënies së numrit të nxënësve vijon të jetë shqetësuese në këto bashki, duke reflektuar fenomenin e emigrimit dhe rënien e lindshmërisë në zonat verilindore të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit