Ragip Gila është autori i vrasjeve sot në Shkodër. Por kush është ai? Në 2023 u arrestua pasi policia zbuloi në banesën e tij një arsenal armësh, municion, jelekë antiplumb dhe sasi droge.
Në një vendim të gjykatës së Shkodrës rezulton se Ragip Gila ka qenë i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por i është ulur në 3 vjet e 4 muaj burg dhe më 4 mars të këtij viti gjykata e Shkodrës ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke e liruar me kusht, që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale dhe me shërbim prove. Gjyqtari Albert Keraj e ka lënë të lirë me shërbim prove dhe sapo doli, Gila bëri masakrën në Shkodër.









