Sipas një sondazhi në 5 vendet kryesore të BE-së, shumica e qytetarëve besojnë se marrëveshja tregtare e arritur mes Ursula von der Leyen dhe Donald Trump favorizon vetëm SHBA-në dhe dëmton Europën.
77% mendojnë se përfiton vetëm ekonomia amerikane, ndërsa 75% thonë se BE-ja ka mbrojtur keq interesat e saj. Marrëveshja përfshin heqjen e tarifave për mallrat amerikane, ndërsa europianët do të vazhdojnë të përballen me tarifa dhe investime të mëdha në SHBA.
“Marrëveshje e madhe që sjell qëndrueshmëri,” e ka quajtur von der Leyen, ndërsa 60% e qytetarëve kërkojnë dorëheqjen e saj.









