-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Autori i masakrës në Shkodër me skafandër dhe pistoletë në dorë

Kryesoret

Publikohet fotoja e autorit të masakrës së djeshme në Shkodër, ku Ragip Gila hapi zjarr brenda një lokali duke vrarë duke persona dhe dy të tjerë i plagosi, shënjestra që shpëtoi dhe një vajzë 25-vjeçe, e cila punonte kamarieri.

Pas të shtënave, autori Ragip Gila  u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra. Në foto shihet Gila të mbajë në kokë një skafandë, ndërsa në dorë ka edhe një pistoletë.

Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur.

Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir ku u arrestua.

Erogen Brajovic reagoi pas atentatit në Shkodër: Distancohem nga çdo aludim, dua zbardhjen e plotë të ngjarjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit