-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Pire përplasen autobus urban dhe tramvaj, plagosen 30 persona

Kryesoret

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Mikras Asias pranë Grigoriou Lambrakis në Pire, ku një autobus urban është përplasur me një tramvaj.

Përplasja ndodhi kur autobusi ishte ndalur për të zbritur pasagjerët dhe tramvaji goditi pjesën e pasme të tij.

Si pasojë, u plagosën 30 pasagjerë, disa prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë.

Sipas STASY, shoferi i tramvajit u ndje keq gjatë udhëtimit, çka shkaktoi aksidentin. Sistemi emergjent i frenimit u aktivizua për të zbutur përplasjen.

Trafiku në linjën e tramvajit po funksionon me kufizime në disa segmente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit