Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator në orën 14:00. Shkak për shtyrjen e gjyqit është mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori.
Gjithashtu në seancë mungoi edhe Fatmir Mediu.
Ndërkohë familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë.