Në një aksident tragjik ka ndodhur në teleferikun e malit Elbrus, në Republikën Ruse të Kabardino-Barkisë, ku tre persona humbën jetën.
Në kohën e aksidentit, në teleferik ndodheshin gjithsej 37 persona, nga të cilët 35 u evakuuan të sigurt, njoftoi administrata kryesore e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse për Kabardino-Barkinë.
Kreu i Kabardino-Barkisë, Kazbek Kokov, deklaroi se shkaku paraprak i aksidentit ishte rënia e kabllit nga rulja e njërës prej mbështetëseve të teleferikut.








