-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Rama vuri ne krye te Kuvendit ushtarin e inceneratoreve, ‘Niko helmin’

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga Kuvendi i Shqipërisë, ka folur në lidhje me zgjedhjen e Niko Peleshit.

Blushi e akuzon kryeministrin Edi Rama si pronarin ‘de facto’ të inceneratorëve dhe përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryeparlamentar për llogari të mafies së inceneratorëve.

“Sigurisht që sot nuk mund të bëheshim pjesë e një votimi për të dorëzuar drejtimin e parlamentit, mafies së inceneratorëve. Tani mafia e inceneratorëve, pasi drejton qeverinë, zyrtarisht ka marrë në dorë drejtimin e parlamentit. Sot në krye të parlamentit do të kemi ‘Niko inceneratorin’, ose ‘Niko helmin’, se besoj e mbani mend aferën e ‘silikon x’, por më e rëndë akoma është fakti që kushdo kundërshtar i deklaruar i mafies së inceneratorëve, aferë e cila edhe për shkak se drejtësia është kapur prej fyti nga Edi Rama është një aferë që ende vijon dhe prova më të qartë të kapjes së shtetit nga mafia e inceneratorëve, sot e dëshmoi dhe ky votim skandaloz i zgjedhjes në krye të kuvendit të ‘Niko helmit’ apo ‘Niko inceneratorit’. Sot zyrtarisht, edhe ky tempull i demokracisë u mor peng nga mafia e inceneratorëve përsa kohë përgjegjësi i tolerimit të kësaj afere, Altin Dumani, vijon të mos ndëshkojë përgjegjësin e vërtetë, pronarin ‘de facto’ të inceneratorëve, Edi Rama.”, shprehet Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit