Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Izrael.
Rubio pritet të paraqesë prioritetet e Uashingtonit mbi konfliktin Izrael-Hamas dhe çështjet më të gjera të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Shtetit, i cili njoftoi gjithashtu se pas misionit në Izrael, Rubio do t’i bashkohet presidentit Donald Trump në vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar më 17 shtator.
Rubio gjatë vizitës do të takojë edhe familjet e pengjeve, duke theksuar se kthimi i tyre në atdhe mbetet një prioritet absolut për Shtetet e Bashkuara.