-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AAK hap fushatën zgjedhore, Haradinaj: Kosova ka nevojë për një qeverisje të mirë e të duhur

Kryesoret

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale 2025.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova po kalon ditë të errëta. Ai u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë të komunave nga AAK-ja se tani Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për një qeverisje të mirë e të duhur.

“Ju jeni më shumë se parti politike, ju jeni qeverisja e mirë, e duhur, për qytetarët dhe komunat e juaja. Ju i jepni dritë përmes qeverisjes. I jepni shpresë, jetë komunës suaj…Për më shumë qeverisje të mirë, për më shumë shpresë, jetë e dritë, kurrë vendi ynë, qytetarët në komunat e juaja nuk ka pasur nevojë. Kurrë s’ka qenë në situatë kaq të ndjeshme. I mungon drita. Po kalojmë ditë të errëta në vendin tonë, në orientimin tonë, në përcaktimet tona. Drita që jepni në qeverisjen komunale do ta mbanë gjallë dhe do t’u kthehet drita Kosovës”, tha Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit