Numri i të vdekurve në Nepal pas trazirave të javës së kaluar ka shkuar në 72, ndërsa mbi 2,100 persona janë plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Dhuna shpërtheu gjatë protestave masive kundër korrupsionit, ku protestuesit dogjën ndërtesa shtetërore si parlamenti, Gjykata Supreme dhe poste policie.
Protestat, të kryesuara kryesisht nga të rinjtë nepalezë, u përshkallëzuan në përplasje të ashpra me forcat e sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë.
Gjatë dhunës u dëmtuan edhe biznese private dhe shtëpi politikanësh.
Kjo krizë politike detyroi kryeministrin KP Sharma Oli të jepte dorëheqjen, ndërsa në detyrë u emërua ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Sushila Karki, gruaja e parë që drejton Nepal.
Karki mori përsipër organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare më 5 mars dhe premtoi kompensim prej 1 milion rupish (rreth 7,100 dollarë) për familjet e viktimave, si dhe trajtim falas për të plagosurit.








