Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Fier, Divjakë dhe Lushnje lidhur me firmat piramidale online.
Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi operacionin e koduar “XUEX”, ku u godit një veprimtari kriminale në fushën e skemave piramidale online. Në konferencë drejtori i policisë së Fierit tha se janë arrestuar 6 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallën në kërkim. Gjithashtu kanë kontrolluar 83 banesash dhe personash.
Personat e arrestuar: A.Q., E.T., F.M., banues në Fier
-M.K., banues në Tiranë
-B.T. dhe B.N., banues në Divjakë
Ndërsa në kërkim: E.SH. dhe A.SH.
“Organizatorët e vërtetë vijojnë të jenë objekt hetimi dhe Polia po ndjek të gjitha gjumët për të zbardhur këtë rrjet. Mos besoni në investime të sigurta që premtojmë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e skemave të tilla”, tha drejtori i policisë së Fierit









