Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me Erjona Daupajn dhe dy prokurorët e përfshirë në pazarë të paligjshëm.
Berisha theksoi se Daupaj, me ndihmën e prokurorëve, kishte negociuar për pagesa dhe çmime të dyshimta.
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin se, pavarësisht akuzave dhe hetimeve, Ymer Lala, një figurë kyçe në këtë çështje, vazhdon të jetë i lirë.
Siç është Fatmir Xhafaj Faqezi Xhafaj i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit.
Por ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston. Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje.
Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela. Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat.
Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë. Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, çfarë i tha: i tha zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje.
Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij. Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala.









