-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumanit i mbaron mandati, KLP hap sot garën për shefin e ri të SPAK-ut

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot vakancën për pozicionin e kreut të SPAK-ut. Mandati i Altin Dumanit përfundon në dhjetor të këtij viti dhe KLP nis procedurat për të hapur garën për drejtuesin e ri që do ta pasojë Dumanin që qëndroi për tre vite në krye të këtij institucioni.

Njoftimi zyrtar:

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                    10.00

Kohëzgjatja:                                       ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                       Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                       7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
  2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
  3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
  4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
  5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit