Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë grupin parlamentar pas parlamenti u ndërpre dhe shumica socialiste votoi shpejt e shpejt programin dhe kabinetin e ri.
Ish-kryeministri tha se Edi Rama poshtëroi Kushtetutën me atë që ndodhi sot në Parlament. Premtoi një përgjigje të fortë nga opozita për ‘luftën që shpalli Rama’.
“Kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama, nuk ka ndodhur kurrë që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave sikur ndodhi sot. Ky është një akt brutal dhune publike.
Edi Rama një bastard, i një xhelati të diktaturës sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit të institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë.
Ky zhvillim duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe të fuqishme, jo në fjalë por në veprime” tha Berisha.