Në seancën e Kuvendit, Niko Peleshi i tërhoqi vëmendje deputetit Klevis Balliu dhe i heq të drejtën e fjalës në foltore. Partia Demokratike nisi me zhurmë gjatë prezantimit të ministres virtuale Diella.
Opozita nuk lejoi që kryeministri Edi Rama të vazhdojë fjalën e tij dhe ministri Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim dhe më pas do të vazhdojë përsëri seanca maratonë.
Debati:
Peleshi: Vërejtje për zotin Balliu dhe Bardhi
Rama: Nëse nuk do të lejoni që debati të bëhet normal, do të kalojmë në proces votimi Fahri
Peleshi: Do heq të drejtën e fjalës për deputetët që shkelin për herë të 3 rregulloren. Balliut i hiqet e drejta e fjalës gjithë ditën e sotme








