-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Për herë të parë pas 35 vitesh, programi i qeverisë nuk diskutohet në parlament

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër vendimin e mazhorancës socialiste për të mbyllur parlamentin pa diskutuar programin e qeverisë, duke e cilësuar këtë si një rast “të pamenduar”.

“Për herë të parë pas 35 vitesh, programi i qeverisë nuk diskutohet në parlament. E vërteta është e thjeshtë: nuk kishin program, thjesht një riciklim. Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ekonominë më të fortë, më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi. Ku jemi sot? Në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite,” deklaroi Tabaku.

Ajo kritikoi edhe mënyrën se si trajtohet integrimi europian, duke theksuar se ai është kthyer në “fjalë propagande” pa reforma të vërteta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit