Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar në lidhje me njohjen e shtetit të Palesitnës.
Erdogan me anë të një postimi në platformën X e ka cilësuar njohjen e Palestinës si një akt që do të sjellë forcimin e pozicionit historik.
“Shpresoj që vendet që demonstrojnë guximin për të njohur Shtetin e Palestinës do ta konsolidojnë këtë pozicion historik me masa të vendosura, konkrete dhe parandaluese”, tha Erdogan.
Ai i bën thirrje Izraelit të tërheq trupat e tij nga Gaza dhe duke theksuar nevojën për të vendosur “një armëpushim”.